Lajme

Biden njofton 3 miliardë dollarë ndihmë ushtarake për Ukrainën


Shtetet e Bashkuara po i japin Kievit gati tre miliardë dollarë për armë dhe pajisje.

Ndihma ushtarake prej rreth 2.98 miliardë dollarësh “do t’i lejojë Ukrainës të blejë sisteme të mbrojtjes ajrore, sisteme artilerie dhe municione, sisteme ajrore kundër pilot dhe radarë për të siguruar se mund të vazhdojë të mbrohet për një kohë të gjatë”.

Kështu ka bërë me dije presidenti amerikan Joe Biden.

Kjo paketë pritej të shpallej që më parë, pasi e mërkura e 24 gushtit shënon ditën kur lufta arrin kufirin gjashtëmujor dhe Ukraina feston Ditën e saj të Pavarësisë.

Sakaq, zyrtarët amerikanë kanë thënë se paratë do të financojnë kontrata për dronë, armë dhe pajisje të tjera që mund të mos shohin frontin e betejës për një ose dy vjet.

Ndryshe nga shumica e paketave të mëparshme, financimi i ri synon kryesisht të ndihmojë Ukrainën.

Kjo, në qëndrimin e saj të mbrojtjes afatmesme dhe afatgjatë, sipas zyrtarëve të njohur me këtë çështje.

Dërgesat e mëparshme, shumica e tyre të kryera nën Autoritetin e Tërheqjes Presidenciale, janë fokusuar në nevojat më imediate të Ukrainës për armë dhe municione dhe materiale të përfshira që Pentagon-i tashmë i ka në magazinë që mund të dërgohen në një kohë të shkurtër.

Gjashtë muaj pas pushtimit të Rusisë, lufta është ngadalësuar, pasi të dyja palët shkëmbejnë sulme luftarake dhe përparime të vogla në lindje dhe jug.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore