Lajme

Biden i ofron Polonisë mbështetjen e plotë në hetimin e shpërthimit


Shtëpia e Bardhë ravijëzoi mbështetjen dhe ndihmën e plotë amerikane dhe presidentit Joe Biden në hetimin e udhëhequr nga Polonia.

Lajmi u bë i ditur nga agjencia “Reuters” pas bisedës me presidentin polak Andrzej Duda.

“Unë fola me Presidentin Andrzej Duda të Polonisë për të shprehur ngushëllimet e mia të thella për humbjen e jetëve në Poloninë Lindore dhe për të ofruar mbështetjen tonë të plotë për hetimin e shpërthimit nga Polonia”, theksoi Biden në median sociale “Twitter”.

Ai shtoi se palët do të mbeten në kontakt të ngushtë për të përcaktuar hapat e duhur të ardhshëm.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore