Bota

Biden: I drejtë vendimi për fajësinë e Derek Chauvin


Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Joe Biden, të martën e 21 prillit u shpreh se, vendimi për të shpallur fajtor ish oficerin e policisë së Minneapolis, Derek Chauvin, ishte një hap i rëndësishëm.

Shumë ligjvënës dhe figura publike festuan vendimin dhe kërkuan gjithashtu t’i shkohej më tej, duke u dhënë zë kërkesave shumëvjeçare nga aktivistët e Black Lives Matter.

Cori Bush, aktivistja e Black Lives Matter tha se, vendimi “është përgjegjësi, por nuk është ende drejtësi”.

Kamala Harris u shpreh se administrata do t’i shkojë deri në fund vendimit të George Floyd, duke përfshirë dhe projektligjin që Harris, si senatore, prezantoi verën e kaluar së bashku me senatorin Cory Booker dhe përfaqësuesen Karen Bass.

Ligjvënësit demokratë i bënë thirrje Harris, ndërsa Republikanët, të cilët kanë penguar miratimin e projekt-ligjit për gati një vit, qëndruan kryesisht të heshtur.

Bass, demokrat i Kalifornisë, tha se shpresonte që vendimi i sotëm të riaktivizonte përpjekjet për të kaluar në ligj, projekt-ligjin e reformës policore. Projekt-ligji kaloi Dhomën këtë vit pa mbështetjen e republikanëve. Sot po përballet me një pengesë të madhe në Senat, ku republikanët pritet ta bllokojnë atë.

Më vonë u shpreh se, vendimi i Chauvin “na jep shpresë” për krijimin e një ligji policie.

Bass ka qenë në bisedime jozyrtare me ligjvënësit republikanë për të zhvilluar kompromis dypartiak dhe shpreson se një marrëveshje mund të arrihet “në kohën kur ne përkujtojmë vdekjen e George Floyd”, në 25 maj.

Vendimi për fajësinë erdhi si tronditje dhe lehtësim për shumë ligjvënës dhe figura publike. Pas njoftimit të tij, Bass përqafoi Gëen Moore, përfaqësuesen demokrate të Ëisconsin.

Barack Obama i ka vlerësuar përpjekjet e aktivistëve të Black Lives Matter dhe njerëz në të gjithë botën që protestuan pas vrasjes së Floyd-it.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore