Lajme

Biden: Fund i luftës, trupat ushtarakë në Afganistan tërhiqen para 11 shtatorit


Presidenti amerikan, Joe Biden, ka njoftuar zyrtarisht vendimin e tij për t’i dhënë fund luftës më të gjatë të Amerikës.

Biden tha se ai do të tërhiqte trupat amerikane nga Afganistani përpara 11 shtatorit, 20 vjetorit të sulmeve terroriste në Qendrën Botërore të Tregtisë.

“Lufta në Afganistan nuk ishte menduar kurrë të ishte një ndërmarrje shumë gjeneratash”, tha Biden gjatë vërejtjeve të tij nga Dhoma e Traktatit të Shtëpisë së Bardhë, i njëjti vend nga i cili presidenti George Bush kishte njoftuar se lufta po fillonte.

“Ne u sulmuam. Ne shkuam në luftë me qëllime të qarta. Ne i arritëm ato objektiva”, vazhdoi Biden.

Ai u shpreh se , “Bin Laden ka vdekur dhe al-Qaeda është degraduar në Afganistan dhe është koha për t’i dhënë fund luftës përgjithmonë”.

Ishte një moment vendimtar për një President jo ende 100 ditë në punë.

Biden ka kaluar muaj duke analizuar vendimin e tij dhe vendosi se një luftë në Afganistan që ka vrarë rreth 2 mijë e 300 trupa amerikane dhe kushton më shumë se 2 trilionë dollarë, nuk përshtatet me shqetësimet e politikës së jashtme.

Presidenti tha se tërheqja do të fillojë më 1 maj, në përputhje me një marrëveshje të administratës së presidentit Donald Trump,  të bërë me talebanët.

Disa trupa amerikane do të qëndrojnë për të mbrojtur diplomatët amerikanë, megjithëse zyrtarët kanë refuzuar të japin një numër të saktë.

Biden tha se përpjekjet diplomatike dhe humanitare amerikane do të vazhdojnë në Afganistan dhe se SHBA-ja do të mbështesë përpjekjet e paqes midis qeverisë afgane dhe talebanëve.

Por ai ishte i qartë se dy dekada pasi filloi, lufta në Afganistan po mbaron.

“Është koha për t’i dhënë fund luftës më të gjatë të Amerikës. Është koha që trupat amerikane të vijnë në shtëpi”, tha ai në fjalën e tij.

Situata në Afganistan

Tani janë rreth 2 mijë e 500 trupa amerikane në Afganistan, nga një kulm prej më shumë se 100 mijë në 2011-ën.

Rreth 2 mijë e 400 anëtarë të shërbimit amerikan janë vrarë gjatë konfliktit afgan dhe shumë mijëra të tjerë janë plagosur.

Presidenti i atëhershëm George Bush dërgoi forcat amerikane në Afganistan në 2001-in, për të rrëzuar udhëheqësit e saj talebanë vetëm disa javë pas sulmeve të 11 shtatorit.

Forcat amerikane gjurmuan dhe vranë udhëheqësin e al-Qaedas, Osama bin Laden në Pakistan.

Me një pushtim të udhëhequr nga SHBA-ja në Irak i urdhëruar nga Bush, ushtria amerikane filloi një periudhë që zgjaste me vite të tëra duke luftuar dy luftëra të mëdha njëkohësisht.

Trupat amerikane u larguan nga Iraku në vitin 2011 nën administratën e Obama-s.

Disa u vendosën më vonë nën presidentin Donald Trump, në përgjigje të kërcënimit të paraqitur nga luftëtarët e Shtetit Islamik.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore