Lajme

Biden fton Kinën dhe Rusinë, në Samitin e Klimës


Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Joe Biden, ka ftuar Kinën dhe Rusinë që të jenë midis 40 kombeve, në një samit global mbi ndryshimin e klimës, në prill.

Biden do të presë udhëheqësit botërorë për të përshkruar se si vendet e tyre do të ulin emetimet e karbonit, për të përmbushur një qëllim global të vitit 2030.

Samiti do të mbahet edhe pas kufizimeve pandemike dhe do të transmetohet drejtpërdrejt për publikun.

Biden, u tha gazetarëve, se ai ende nuk kishte folur me dy udhëheqësit në lidhje me këtë, por theksoi se “ata e dinë që janë të ftuar.

Në konferencën e tij të parë për shtyp në Shtëpinë e Bardhë që nga marrja e detyrës, Biden e quajti Xi dhe Putin mbështetës të autokracisë.

Në një nga lëvizjet e tij të para si president, Biden ndryshoi vendimin e paraardhësit të tij për t’u tërhequr nga marrëveshja e klimës në Paris.

“Biden po u kërkon udhëheqësve botërorë të përdorin samitin si një mundësi për të përshkruar se si vendet e tyre do të kontribuojnë në uljen e emetimeve”,thanë zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë.

Samiti i prillit do të mbledhë së bashku 17 vende përgjegjëse për 80% të emetimeve globale. Lista e të ftuarve me 40 kombe përfshin Kanadanë, Meksikën, aleatë në Evropë dhe Azi, si dhe Izraelin, Arabinë Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Nigerinë dhe Afrikën e Jugut.

Rikthimi në marrëveshjen klimatike

SHBA-ja është rikthyer në marrëveshjen klimatike të Paris-it, menjëherë pas ardhjes në presidencë të Joe Biden. Akordi i firmosur nga 195 vende, për të shmangur katastrofa natyrore, është ndër më të rëndësishmit e dekadës së shkuar.

Lëvizja e Biden-it përfaqëson një hap pozitiv në përmirësimin e marrëdhënieve midis SHBA-së dhe pjesës tjetër të botës. Refuzimi i marrëveshjes nga ana e Trump-it, solli shqetësime të shumta përsa i përket qasjes amerikane ndaj çështjeve klimatike.

Anulimi i një projekti gazsjellës, të quajtur Keystone XL, ka qenë një tjetër hap i ndërmarrë nga Biden-i. Ai ka urdhëruar gjithashtu fillimin e procesit të rregullave të reja mjedisore. Shumica e akteve të administratës Trump do të rishikohen.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore