Bota

Biden: Departamenti i Mbrojtjes po pengon tranzicionin


Presidenti i zgjedhur, Joe Biden, akuzoi Departamentin e Mbrojtjes së  Shteteve të Bashkuara (SHBA) se nuk i ka  dhënë informacionet e duhura për  tranzicionin e pushtetit. Gjatë fjalimit të tij Biden pohoi se ka hasur “pengesa nga udhëheqja politike”.  Biden  ka deklaruar se agjensitë kritike për  sigurinë e SHBA-së kishin pësuar  “dëme të mëdha” nën qeverisjen e Donald Trump-it.

Biden-i tha se ekipi i tij ka nevojë për një pamje më të qartë, të qëndrimeve të SHBA-së në botë. Kemi nevojë për një panoramë të plotë , për situatën e SHBA-së. Ai nënvizoi faktin se kundërshtarët mund të shfrytëzonin çdo konfuzion.  

 

Presidenti i zgjedhur, Biden do të marrë detyrën më 20 janar, por presidenti Trump ka refuzuar të njohë rezultatin. Për  disa javë, pas zgjedhjeve të 3 nëntorit presidentit Biden iu bllokua aksesi për të marrë njoftimet kryesore të inteligjencës edhe pse është pjesë thelbësore e rutinës së trazicionit presidencial.

Pas deklaratave të Biden-it,  Sekretari i Përkohshëm i Mbrojtes tha se zyrtarët kishin “punuar me një profesionalizëm të jashtëzakonshëm për të mbështetur aktivitetet e tranzicionit”.

“Departamenti i Mbrojtes ka kryer mbi 164 intervista me mbi 400 zyrtarë dhe ka siguruar mbi 5 mijë faqe të dokumenteve, shumë më tepër nga sa kërkohej fillimisht nga ekipi i tranzicionit të presidentit të zgjedhur Biden , saktësoi Sekretari i Përkohshëm i Mbrojtes,Christopher Miller-i.

Ndërkohë që presidenti Trump nuk ka reaguar ende, ndaj akuzave të Biden. /AlbanianPost.com

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore