Lajme

Biblioteka Presidenciale “Ibrahim Rugova” midis vendimit dhe realizimit


Është nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi mes Presidencës dhe Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit për themelimin e Bibliotekës së parë Presidenciale që do të mbajë emrin “Ibrahim Rugova”. Kjo bibliotekë, Presidentja Osmani tha se është e bazuar në modele amerikane të bibliotekave presidenciale.

Përveç materialeve që do të sigurohen nga bibliotekat, institucionet muzeore e arkivore në nivel vendi, në hapësirat e kësaj biblioteke presidenciale do të vendoset edhe biblioteka personale e e Presidentit Ibrahim Rugova, gjë për të cilën familja e Presidentit Rugova është shprehur se është gatshme për të bashkëpunuar.

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, tha se kjo Bibliotekë do të jetë ruajtëse e kujtesës sonë kolektive historike dhe shoqërore.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore