Kulturë

Biblioteka gjigande me libra “të gjetur” në rrugë


Në kryeqytetin e Turqisë, Ankara, është krijuar biblioteka e parë gjigande ndryshe nga të tjerat. Ajo që e bën unike është fakti se librat janë të gjetur nga punonjësit që mbledhin plehrat në Turqi.

Historia është interesante pasi mbledhja e librave lindi thjeshtë si ide për vlerësimin e tyre.

Fama e kësaj biblioteke ishte rastësore. Personat  që mbledhin mbeturina rrugëve, menduan të grumbullonin edhe librat sepse ata besonin se ato nuk kanë datë skadence. Sipas tyre, vlera që librat kanë nuk duhet humbur. Për shkak të kësaj, ata vendosën t’i koleksionin, pa marrë parasysh se kjo bibliotekë do të bëhej e famshme një ditë.

Ndërsa ideja nisi të përhapej në kryeqytet, banorët filluan të tregojnë interes. Ata u angazhuan në dhurimin e librave, në vend që t’i hidhnin tutje.

Ideja fillestare ishte të mirëmbahej biblioteka vetëm për nevojat e punonjësve dhe familjeve të tyre. Por ndërsa popullariteti po rritej, gradualisht u rrit edhe vlera e saj.

Ajo u hap për publikun në shtator të vitit të kaluar. Tani, biblioteka ka 60 mijë libra në zotërim.

Në raftet e kësaj biblioteke ekzistojnë kryesisht libra për fëmijë në anglisht apo frëngjisht./AlbanianPost.com

 

 

 

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore