Muzikë

Beyonce prezanton albumin e ri “Renaissance”, që do të publikohet në korrik


Beyonce

Një album i ri nga Beyonce po vjen.

“Tidal”, shërbimi i transmetimit i blerë nga bashkëshorti i këngëtares Jay-Z në vitin 2015, postoi një aluzion në Twitter, të enjten, ku thuhej: “Beyonce RENAISSANCE 29 korrik”.

Biografia e llogarisë së saj në mediat sociale përmbante gjithashtu të njëjtin informacion si në faqen e saj të internetit, gjë që i bindi fansat që një album i ri po vjen.

Njoftimi zyrtar u shpërnda edhe nga mediat sociale të të gjitha shërbimeve kryesore të transmetimit të muzikës duke përfshirë Spotify, Apple Music dhe YouTube Music — duke treguar se ndryshe nga albumi i saj i fundit ‘Lemonade’, ky do të dalë në të gjitha platformat.

Në njoftim është bërë e ditur se ata që vizitojnë dyqanin në faqen e saj mund të porosisin paraprakisht komplet albumin “Renaissance”, duke përfshirë një CD, një bluzë dhe një broshurë me 28 faqe.

Beyonce

“Renaissance” do të jetë albumi i parë solo i Beyonce-s në studio që nga “Lemonade” në vitin 2016, i cili ishte ishte një sukses masiv kritik dhe komercial.

Albumi mori nëntë nominime ‘Grammy’ dhe përfundoi duke fituar dy çmime për albumin më të mirë bashkëkohor urban dhe videoklipin më të mirë muzikor për këngën “Formation”.

Megjithatë ajo ka publikuar materiale të tjera që nga ajo kohë, duke përfshirë “Everything Is Love”, albumin e saj të përbashkët me Jay-Z, në vitin 2018 dhe “Homecoming” në 2019.

Albumi i fundit vizual i Beyonce, “Black Is King”, i publikuar në vitin 2020 si një projekt shoqërues i albumit të saj të kuruar “The Lion King: The Gift”. Ajo kishte personazhin e Nala-s në xhirimin e Disney-t të vitit 2019 “Lion King”.

Rikujtojmë se 450 milionë dollarë është vlera totale neto e Beyonce-s që nga 14 qershori sipas revistës “Forbes”, e cila e vendos atë të 61-tën në listën e femrave më të pasura të Amerikës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore