Muzikë

Beyoncé kujton kohën, kur pesë vjet më parë publikoi albumin “Lemonade”


Ylli i muzikës, Beyoncé, ka postuar një seri fotografish nga filmi novator i vitit 2016 që u lansua së bashku me albumin, duke kujtuar hitet si “Hold Up”, “Formation”, dhe këngë të tjera të suksesshme.

“Unë jam shumë mirënjohëse për të gjithë shpirtrat e bukur të përfshirë në bërjen e një prej pjesëve të mia të preferuara të artit. Ndërsa festoj pesë vjet “Lemonade”, unë i inkurajoj të gjithë të vazhdojnë shërimin, dashurinë, faljen dhe ngritjen”, shkroi Beyoncé në mbishkrimin e saj.

Komentet shpejt u mbushën me fjalë dashurie nga fansat e saj, shumë prej të cilëve u shprehen të befasuar që kanë kaluar pesë vjet që nga publikimi i këtij albumi.

“Më vjen keq, a nuk ishte vetëm dje?!”, komentoi një nga ndjekësit e Beyoncé, teksa fansa të tjerë komentuan natyrën e fuqishme të albumit vizual, duke e quajtur atë “në ndryshim të jetës”, “ikonik” dhe “me të vërtetë të jashtëzakonshëm”, ndërsa kishte edhe nga ta që mendojnë se ky album “meritonte Grammy”.

Kujtojmë, se Beyoncé, nuk arriti ta marr çmimin e “Albumit të Vitit”, në gala mbrëmjen e ndarjes së çmimeve “Grammys”.

Në një intervistë të vitit 2020 me Elle, Beyoncé bëri disa deklarata të rralla në lidhje me jetën e saj personale, duke zbuluar se si ajo menaxhon zhgënjimin dhe humbjen.

“Fillova të kërkoj kuptim më të thellë kur jeta filloi të më jepte mësime që nuk e dija se kisha nevojë”, shpjegoi ajo, duke theksuar se suksesi i saj duket ndryshe, nga çfarë do të mund të ishte.

“Pas aborteve mësova se duhej të bëja nënën vetë para se të bëhesha nënë e dikujt tjetër. Pastaj kisha Blu, dhe kërkimi për qëllimet e mija u bë shumë më i thellë. Unë vdiqa dhe u rilinda në marrëdhënien time (me burrin Jay-Z) dhe kërkimi për veten u bë edhe më i fortë. Është e vështirë për mua të kthehem prapa”, kishte thënë Beyoncé.

Mes të tjerash, ajo kishte theksuar se – “Të jesh ‘numër një’ nuk ishte më përparësia ime. Fitorja ime e vërtetë është krijimi i artit dhe një trashëgimie që do të jetojë shumë përtej meje. Kjo është përmbushëse ”.

Ndryshe, albumi vizual “Lemonade”, i cili përmban 12 këngë u publikua nën vulën e kompanisë “Parkwood, Columbia Records” pas debutimit të filmit, i cili ishte ekskluzivitet i lansuar në platformën, Tidal.

Hitet si; “ Hold Up”, “Formation”, “All Night”, “Sorry” bënë që albumi “Lemonade” të debutoi në Nr. 1 në “Billboard 200”.

“Lemonade”, ishte gjithashtu albumi i tretë më i shitur në vitin 2016, dhe një nga dy albumet e vetme të publikuara atë vit, që kaluan shifrat e shitjes prej më tepër se një milion kopje.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore