Muzikë

Beyonce e realizon performancën e përfolur – interpreton nga fusha e tenisit në Compton


Ashtu edhe siç ishte përfolur, ceremonia e 94-të e Oscars filloi me një bujë të madhe, nxitur nga këngëtarja, Beyonce, e cila u shfaq duke performuar virtualisht nga fusha e tenisit në Compton.

E rrethuar nga një grup këngëtarësh, muzikantësh, kërcimtarësh dhe vajza e saj Blue Ivy Carter, të gjitha të veshura jeshile, Beyonce u prezantua në skenën e Oscars nga motrat Williams.

Performanca e Beyonce në Oscars 2022.

Performanca e mbretëreshës së pop-it, u duartrokit fuqishëm nga audienca e pranishme në ceremoninë e 94-të të ndarjes së çmimeve – Oscars 2022.

Vendndodhja, natyrisht, është vendi ku legjendat e sportit Venus dhe Serena praktikuan stërvitje të shumta në rininë e tyre nën syrin vigjilent të babait të tyre, Richard.

Performanca e Beyonce në Oscars 2022.

Spekulimet për performancën unike të Beyonce nga fusha e tenisit në Compton, kishin filluar të dalin një javë më parë, por që përfaqësuesit e këngëtares nuk kishin pranuar të komentonin rreth kësaj çështjeje.

Gjithsesi, Beyonce ka performuar në Oscars tre herë më parë, një herë në vitin 2005, ajo këndoi disa këngë përfshirë “Learn to Be Lonely” nga “The Phantom of the Opera”.

Dy vjet më vonë, ajo performoi një përzierje këngësh nga Dreamgirls së bashku me anëtaret e grupit, Jennifer Hudson, Anika Noni Rose dhe Keith Robinson.

Beyonce dhe Hugh Jackman.

Ndërkaq, ikona e muzikës u paraqit edhe në ceremoninë e Oscars të vitit 2009, ku ndau skenën me prezantuesin, Hugh Jackman.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore