Stil

Beyonce detyrohet të ndryshoj tekstin e këngës “Heated” pas reagimeve të ashpra nga personat me aftësi të kufizuara


Beyonce

Beyonce detyrohet të ndryshojë tekstin e këngës “Heated” nga albumi i saj më i ri, “Renaissance”, pasi u përball me kritika në internet nga personat me aftësi të kufizuar.

Këngëtarja 40-vjeçare mori vlerësime të mira kur debutoi albumin e saj të shtatë në studio, por ajo u kritikua gjatë fundjavës kur fansat vunë re përfshirjen e një termi nënçmues në këngën “Heated”.

Edhe pse fjala “spaz” përdoret shpesh në mënyrë të folur për të përshkruar “të çmendurit” ajo rrjedh nga fjala “spastike”, e cila konsiderohet nënçmuese për njerëzit me paralizë cerebrale spastike.

Sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), çrregullimi ndikon në aftësinë e një personi për të kontrolluar muskujt e tyre, veçanërisht në krahët dhe këmbët.

“Kur @Beyonce përdori fjalën ‘sp**’ në këngën e saj të re ‘Heated’. U ndjeva sikur po më qëllonte me shuplakë në fytyrë mua, komunitetin me aftësi të kufizuara dhe përparimin që u përpoqëm të bënim”, shkroi në Twitter avokatja e njerëzve me aftësi të kufizuar, Hannah Diviney.

“Do vazhdoj t’i them të gjithë industrisë të ‘bëjë më mirë’ derisa sharjet për persona me aftësi të kufizuar të zhduken nga muzika”

Një tjetër komentues shkroi në Tëitter: “Duhet të jesh një model, jo të fitosh para nga përdorimi dembel i gjuhës nënçmuese. Turp për ty, Beyonce”.

Beyonce

Përfaqësuesit e këngëtares konfirmuan të hënën se teksti do të hiqej, duke i thënë CNN në një deklaratë se “fjala, e përdorur pa qëllim në mënyrë të dëmshme, do të zëvendësohet”.

Fansat kanë qenë duke pritur të entuziazmuar për albumin e ri, pasi Beyonce publikoj këngën e parë “Break My Soul”, në qershor. Dhe ky ishte albumi i saj i parë i plotë që nga viti 2016, kur ajo publikoi “Lemonade”.

Duke folur për procesin e saj krijues në Instagram, Beyonce  u tha fansave se: “krijimi i këtij albumi më lejoi një vend për të ëndërruar dhe për të gjetur arratisje gjatë një kohe të frikshme për botën”.

Ajo tutje tha se “qëllimi i saj ishte të krijonte një vend të sigurt, një vend pa gjykim. Një vend për të qenë i lirë nga perfeksionizmi dhe mendimi i tepërt”.

Vendimi i këngëtares për të redaktuar “Heated” vjen disa javë pasi mikesha e saj Lizzo njoftoi një version të ri të këngës së saj “GRRRLS” pas ankesave për përdorimin e të njëjtit term nga komuniteti me aftësi të kufizuara.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore