Lajme

Besnik Bislimi: Dosjen e dialogut e morëm nga emisari Miroslav Lajçak


Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës për Integrime Evropiane, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, tha se kanë kërkuar dosje të bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë, pasi ai thotë se “nuk e kanë marrë dosjen e plotë për dialogun me Serbinë nga ish-kryeministri Avdullah Hoti.

“Ne e kemi dërguar edhe asistenten edhe shefen e kabinetit të kryeministrit, kemi kërkuar në cep të katit të dytë dhe të tretë mos rastësisht u fsheh ndonjë dosje”, ka thënë Bislimi gjatë raportimit në Komisionin për Punë të Jashtme.

I dyti i ekzekutivit para deputetëve ka prezantuar dosjen nga emisari i Bashkimit evropian për dialog Miroslav Lajçak.

Por ish kryeministri Avdullah Hoti gjashtë ditë me parë theksoi se “Qeveria e udhëhequr nga ai ka qenë e përgatitur plotësisht sa i përket procesit të dialogut.

Si Qeveri ai pohon se fillimisht kishin përgatitur një dokument të quajtur “Pozicioni i Republikës së Kosovës për dialog me Serbinë”.

Në këtë dokument Hoti deklaron se kanë qenë të elaboruara në detaje çështja e pavarësisë së Kosovës dhe integriteti territorial i saj si çështje të pa-negociueshme, duke pamundësuar çdo mundësi për shkëmbim të territorit të Kosovës me Serbinë.

Ndër të tjera Zëvendëskryeministri Bislimi ka potencuar se nuk do të ketë dialog teknik me Serbinë, duke iu përgjigjur deputetes Time Kadrijaj, gjatë raportimit të tij në Komisionin për Politikë të Jashtme.

Tutje Bislimi përmendi se janë duke hyrë në proces të dialogut me parimet “nuk rinegociojmë marrëveshjet e kaluara, nuk krijohet shtresë e re e qeverisjes në Kosovë, nuk diskutojmë për çështje të brendshme”.

Në këtë komision, Bislimi ka folur edhe për liberalizimine  vizave.

“Momentalisht janë Franca dhe Holanda penguese, por  na është rekomanduar të punojmë shumë edhe me Danimarkën dhe Blegjikën pasi që edhe ato kanë rezerva për heqjen e vizave për Kosovës, por një gje të tillë nuk e kanë deklaruar publikisht”, ka përfunduar Bisnik Bislimi.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore