Përballje

Bernard Challandes publikon listën e futbollistëve për ndeshjet e marsit


Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës në futboll, Bernard Challandes e ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për tri ndeshjet e këtij muaji.

Fillimisht Kosova do ta zhvilloj një ndeshje miqësore kundër Lituanisë, më 24 mars në stadiumin “Fadil Vokkri” në Prishtinë.

Pastaj vijnë dy duelet kualifikuese për Botërorin “Katar 2022” kundër Suedisë, më 28 mars në Prishtinë dhe më pas kundër Spanjës, më 31 mars, në udhëtim.

I ftuar për këtë grumbullim ka qenë edhe sulmuesi i skuadrës suedeze Hammarby IF, Astrit Selmani, por për shkak se ka rezultuar pozitiv në Covid-19 nuk ka mundësi t’i bashkohet Kombëtares.

Si zakonisht, Dardanët do të akomodohen në hotel Emerald, derisa stërvitjen e parë do ta zhvillojnë të hënën në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, në orën 19:00.

Kujtojmë që Kosova, në kualifikimet për Kampionatin Botëror, gjendet në grupin B, së bashku me Spanjën, Suedinë, Greqinë dhe Gjerorgjinë.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore