Sport

Bernard Berisha në formacionin e javës në Rusi


Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Bernard Berisha, është bërë pjesë në 11-shen më të mirë të xhiros së 24-të në Superligën e Rusisë.

Berisha ka qenë protagonist në fitoren e rëndësishme që ekipi i tij Akhmat Grozny e arriti në udhëtim te klubi  Krasnodar me rezultat të thellë 0:5.

29-vjeçari nga Peja, ka shkëlqyer në këtë ndeshje në të cilën realizoi dy gola, në minutat 51 dhe 68, dhe kjo bëri që të futet në formacionin e javës në Superligën e ruse.

Ndryshe Berisha në këtë sezon vazhdimisht ka pasur paraqitje të mira, i cili është titullar i padiskutueshëm te skuadra Akhmat Grozny.

Bernard Berisha në këtë sezon ka shënuar tetë gola dhe ka dhuruar tre asistime.

Ai është pjesë e ligës ruse që nga janari i vitit 2016, kur u transferua nga ekipi shqiptar Skëndërbeu, te skuadra ruse Anzhi Makhachkala, ndërsa pas dy sezoneve, u transferua tek ekipi tjetër rus, Akhmat Grozny.

Formacioni i javës së 24-të në Superligën e Rusisë:

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore