Kosova

Bërnabiç: Kurti tregoi se në Referendum votoi për opsionin ‘JO’


Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç, ka komentuar rezolutën e miratuar në Kuvendin e Kosovës për ndalimin e Referendumit të Serbisë brenda shtetit të Kosovës, të cilën e quajti “ide të Albin Kurtin, për të cilën ai e kupton se nëse njerëzit do të votonin, do të votonin pro ndryshimeve kushtetuese”.

“Kurti sigurisht se do të ishte i lumtur nëse opsioni ‘JO’ do të kishte fituar nesër, sepse është e qartë që mazhoranca do të votonte pro ndryshimeve kushtetuese”, ka thënë Bërnabiç në transmetuesin publik serb.

Ndërsa tha se Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, “u tregoi se ai qartazi është për opsionin ‘JO’, dhe kjo u flet mjaftueshëm qytetarëve të Serbisë të cilët janë kundër referendumit dhe se si duhet të votojnë”.

“Vendet e QUINT-it kanë dëshmuar se nuk mund t’i bëjnë asgjë Albin Kurti. Ata thonë se kanë provuar gjithçka, por s’kanë pasur sukses. Në këtë rast duhet të besojmë në, siç thonë, ‘gjithçka është në duart e juaja’, tha Bërnabiç në RTS.

Ajo gjithashtu se dëshiron t’u bëjë të qartë serbëve se në Referendumit e 16 janarit nuk votohet “as për Kosovën, as për minierën Rio Tinto, as për vaksinim të detyrueshëm, por për reformat në gjyqësor”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore