Shqipëria

Berisha: Shqipëria e tëra në protestë


“Shqipëria e tëra në protestë! Dhjetëra mijëra qytetarë vërshojnë në protestën historike në mbrojtje të interesit dhe pasurisë kombëtare! Nderim protestuesve të pamposhtur!”.

Ky ka qenë postimi në median sociale “Facebook” i ish-kryeministrit, Sali Berisha, disa minuta para fillimit të protestës së thirrur nga vetë ai.

Ndërkohë, një fluks i parë i mbështetësve të Sali Berishës, është mbledhur në selinë qendrore të Partisë Demokratike, nga ku pritet të nisë edhe marshimi drejt Kryeministrisë, në protestë kundër ardhjes së presidentit serb, Alexander Vuçiç, në kuadër të takimit të radhës të “Open Balkan”.

Mirëpo, ajo që bën më shumë përshtypje, është fakti se mbështetësit e Berishës, po brohorasin fillimisht kundër kreut të bluve, Lulzim Basha.

Ata kërkojnë që Basha të dalë nga selia e Partisë Demokratike. Pretendimi, është fakti se sipas tyre, ai ka shpërdoruar fonde dhe fshihet në godinë.

Edhe pse ende Berisha nuk është i pranishëm, ovacione dëgjohen me thirrje pro tij, të shoqëruara me britmat “Rama ik” dhe “Basha ik”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore