Shqipëria

Berisha: PD ishte kthyer në OJF të majtë, Rama rrëzohet përmes një force konservatore


PD ishte shndërruar në një Organizatë jofitimprurëse të majtë, as forcë politike nuk ishte.

Kështu ka deklaruar kryedemorkati Sali Berisha në konferencën e quajtur “Doktrina e Djathtë” të mërkurën e 22 marsit.

Ai shtoi se kryeministri Edi Rama përmbyset vetëm përmes një force konservatore të qendrës së djathtë.

“PD ishte shndërruar në një OJF të majtë, as forcë politike. U largua nga shtyllat e saj kryesore, u largua nga asaj, të cilëve kjo parti u detyron mbijetesën. Është e vërtetë që jemi një parti 32-vjeçare, por trashëgimia jonë është qëndresa e burrave dhe grave që ranë dhe u bënë të pavdekshëm për lirinë e mendimit, për besimin te zoti, për besimin te familja”.

Sipas ish-kryeministrit PD u largua edhe nga pronarët.

“Unë nuk them se i dhamë përgjigjen më të shkëlqyer, por ne vendosëm normat më të mira për kompensimin e pronarëve. Gjithçka u shkatërrua edhe me miratimin në heshtje të PD. Rivendosja e këtyre parimeve është kushti i kushteve që ne të përmbushim misionin tonë”, shtoi ai.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore