Shqipëria

Berisha paralajmëron protesta më 7 korrik: Betejë e jashtëzakonshme


“Protesta duhet të lindë aty ku lind e padrejta. Revolta duhet të lindë aty ku lind dhuna. PD-ja do bëjë gjithçka që t’i jetësojë këto parime”.

Kështu është shprehur kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, të mërkurën e 22 qershorit, i cili deklaroi se më 7 korrik është menduar të jetë data e “protestës së madhe” në Tiranë.

Shkaku i kësaj proteste sipas Berishës është “keqqeverisja e Edi Ramës”.

Berisha theksoi se beteja kundër “regjimit të Edi Ramës” është e jashtëzakonshme dhe e rëndësishme.

“Të thuash se Edi Rama po lufton korrupsionin pse mbush një sallë do të thotë të tallësh me shqiptarët”, theksoi ai.

Ndër të tjera ai u shpreh se duhet krijuar një rezistencë qytetarë për Shqipërinë kundër Ramës.

“Lidhur me protestat mendoj se duhet të jenë shumë të forta, por ky problem duhet të jetë çështje e debatit të përbashkët. Një front kundër kësaj qeverie dhe këtij regjimi është jetik. Ta vazhdojmë si front këtë betejë dhe ta zgjerojmë”, tha Berisha në një takim me shoqërinë civile.

Ai theksoi se duhet angazhuar që protesta të tjera duhet të vazhdojnë, “me këtë sistem ne nuk pajtohemi”.

“Sistem monist ku të gjitha pushtet në dhunim flagrant të kushtetutës”, ravijëzoi Berisha.

“Ne jemi të vendosur të mbrojmë interesat e qytetarëve dhe vendit tonë, vetëm një shoqëri atdhetare, një shtet minimalisht patriotik ,mund të zhvillojë vendin, ndryshe shkatërrohet”, e përmbylli Berisha thirrjen për krijimin e këtij fronti.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore