Berisha mban fjalim akoma pa nisur seanca, hedh akuza për secilin ministër
Rajmonda Basha
20.11.2023 9:36Ish-kryeministri Sali Berisha, e ka nisur fjalimin e tij në median sociale Facebook, akoma pa nisur seanca.
Në deklaratën e tij, Berisha ka hedhur nga një “fjalë” për çdo ministër.
Sulmin e ka nisur ndaj kryeministrit Edi Rama dhe kryeparlamentares Lindita Nikolla.
“E ka kapur frika, erdhi me një karvan të gjatë makinash. Po ashtu do ikë. Ne po mbrojmë të drejtat tona kushtetuese, të popullit opozitar. Këta po mbrojnë një grup hajdutësh, janë fatkqinj. Ajo Linda, ka rekordin më të zi të keq shfrytëzimit nga Rama dhe funksionimit të saj si një njeri pa dinjitet. Si një njeri që nuk njeh dhe shkelmon rregulloren. Këtu pas meje janë deputetë socialistë. Pse i mbani këto gardistë ju? Keni kaq frikë prej opozitës?”, tha Berisha.
Ndërsa, drejtuar ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja tha “ja ku erdhi dhe Ulsiu, që i ka ditët e numëruara”.
“Ja badygardi i Ramës. S’ka ardh Taulant Begoyarsin se po merret me biografinë e policëve. Ai e ka emrin te encrochat. Ku është ay o Ulësi? Se betë luftë për postin e njëri-tjetrit. Edhe ti atje do të shkosh. I ke ditët e numëruara. Bëj çtë duash, ke marrë fund. Missi-s covidi-i, është për t’i thënë missis mortja. Ke vjedhur. Ke vjedhur me Edi Ramën, ndaj edhe ke imunitet”.
Lajmi në përditësim