Shqipëria

Berisha hap fushatën për këshilltarë bashkiakë


Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka hapur këtë të premte fushatën për këshilltarë bashkiakë, ku fton qytetarët që të marrin pjesë dhe të shprehin interesin.

Ai thekoi se konstantja e PD-së është hapja e partisë.

“Opozita shpall fushatën për këshilltarët. Tani ne hyjmë në fazën e përzgjedhjes të këshilltarëve. Do të ketë një përqindje të caktuar nga shoqëria civile. Hapja është konstantja e PD. Ndaj edhe këshilltarë, parlamentarë të qytetarëve s’do jenë vetëm partiakët, anëtarë të PD, por do jenë dhe simpatizantët, shoqëria civile, njerëz që kanë mbrojtur kauza të drejta qytetare”

Ai ju bëri thirrje strukturave të PD në propozim të statutit, që të përfshijnë personalitete të shquara nga shoqëria civile.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore