Shqipëria

Berisha: Balla ka lidhje me grupet kriminale në Elbasan


Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, sapo ka dalë nga parlamenti është prononcuar për media se kryetari i Grupit Parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka lidhje me grupet kriminale në Elbasan.

Sipas Berishës, Balla ka lidhje të ngushta me Gentian Sharrën, i cili u arrestua gjatë operacionit “Golden Bullet”.

Sipas kryedemokratit, Sharra ka punuar për të mbledhur vota për PS-në në Elbasan dhe kjo mund të vërtetohen me mbi 50 telefonata mes të dyve.

“Mes Taulant Begos dhe Sharrës ekzistojnë të paktën mbi 50 telefonata dhe qindra zbardhje të gjata në këto biseda”.

“Taulant Bego ka dhënë porosi nga më të paligjshmet në interes të Gentian Sharrës. Ai është njeriu që ka blerë vota për PS-në dhe Taulant Begon”, thotë Berisha.

Kujtojmë se më 10 qershor, drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë së Elbasanit Ardian Çipa, lajmëroi se shtetasit Gentain Sharra dhe të atit të tij, u janë sekuestruar disa pasuri të ndryshme, me vlerë rreth 5 milionë euro.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore