Shqipëria

Berisha akuza të forta ndaj djalit të ministrit Çuçi: Anëtar i mafias që kontrabandonte ilaçe dhe pacientë shqiptarë


Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha përmes një postimi në median e tij sociale ka hedhur akuza për arrestimin në Itali të djalit të ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi me akuzën se është anëtar i mafias që kontrabandonte ilaçe dhe pacientë shqiptarë.

Ish-kryeministri ka publikuar mesazhin e qytetarit digjital.

“Kam disa dokumenta me rëndësi të cila po jua nis. Bëhet fjalë për masë sigurie të Gjykatës italiane ku i përfshirë është djali i Blendi Çuçit, Endi Çuçi në kontrabandë ilaçesh dhe pacientësh shqiptarë të falsifikuara në kohën e COVID”.

Bashkangjitur me mesazhin ai ka dërguar dhe disa dokumente për vërtetim.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore