Vende

Berati pasuri e rrallë e Shqipërisë


Berati është një ndër qytetet e rrallë. Ky qytet ofron shumë mundësi për eksplorim, histori dhe turizëm.

Kalaja është momenti më antik,  e cila është rindërtuar disa herë gjatë periudhave të historisë. Eshtë ndërtuar me gurë gjigandë në formë katrori. Përveç bukurisë dhe rëndësisë së dikurshme Berati vazhdon të jetë i tillë dhe sot. Qyteti që prej 2008-s është pjesë e UNESCO-s duke u bërë kështu një  pasuri ndërkombëtare.

Gorica është një lagje historikisht e krishterë e Beratit. Arrihet duke kaluar Urën e Goricës, një urë që ka një veçori shumë të veçantë: pavarësisht se është një ndërtim masiv, kur ecet ndjehet një lëvizje e lehtë.

Nëse Gorica është tradicionalisht zona e krishterë e Beratit, Mangalemi është mysliman. Një nga arsyet që e shtyu UNESCO-n për të përfshirë Beratin në listën e trashëgimisë njerëzore, përveç bukurisë së saj të pamohueshme, ishte bashkëjetesa e vjetër e feve. Berati është, në fakt, një nga shembujt më të mirë të bashkëjetesës fetare në Ballkan./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore