Shqipëria

Beqaj: Akoma nuk është vendosur prania e Bushatit në lista


Ilir Beqaj, drejtuesi politik i Partisë Socialiste në qarkun e Shkodër është shprehur se nuk është vendosur akoma nëse ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati do të jetë pjesë e listës së kandidatëve.

Sipas tij vendimin  final e merr kryesia, por theksoi se  si drejtues qarku, është në komunikim të vazhdueshëm me të.

Listat nuk janë diskutuar akoma në kryesinë e PS-së.

Beqaj u shpreh se në aktivitetet e bëra në Shkodër Bushati nuk ka qenë prezent.

Më herët Bushati ka qenë drejtues politik i PS-së në qarkun Shkodër.

Bushati ka thënë se nuk ka qenë i kënaqur nga ai vendim për largimin e tij, duke e cilësuar të padrejtë por se misionin me PS në Shkodër e ka të përfunduar.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore