Lajme

Beqa për Albanian Post: Do të ankohem për shkarkimin tim, vendim jo i drejtë


Arif Beqa, ish-Drejtor i Burgut te Prizrenit

Ministria e Drejtësisë së Kosovës, të mërkurën e 22 dhjetorit, ka marrë vendim që të shkarkoj Drejtorin e Burgut të Pejës, Arif Beqa.

Këtë për Albanian Post e ka konfirmuar vetë Beqa i cili ka qenë i tronditur nga vendimi.

“Vendimin e kam pranuar përmes e-mailit, aty shkruan se shkarkohesh nga detyra nuk ka diçka konkrete, jam i tronditur ”, tha Beqa për AP.

Sipas tij ai nuk e ka as idenë më të vogël se pse është shkarkuar nga detyra.

“Për disa hetime të mëparshëm, nuk ka ende diçka konkrete, arsyen nuk e di ende”, ka shtuar ai.

Ai madje ka bërë të ditur se do të shterë të gjitha rrugët ligjore, pas këtij vendimi.

“Do të ankohem në organet e drejtësisë. Nuk është vendim i drejtë, kam punuar me ndershmëri”, ka përfunduar ai.

Arif Beqa më herët ka qenë drejtor në Qendrën e paraburgimit në Lipjan, ndërsa së fundi ishte transferuar në Pejë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore