Sport

Benzema: Nuk na duhet një sulmues tjetër në Madrid


Karim Benzema ka lënë të kuptohet në një intervistë për ESPN se Real Madrid-i nuk ka nevojë të nënshkruajë me një tjetër sulmues, pasi kampionët e Spanjës kanë disa lojtarë që mund ta plotësojnë këtë rol.

Benzema, 34 vjeç, shijoi një sezon të shkëlqyer sezonin e kaluar, pasi Madrid-i fitoi La Ligën, Ligën e Kampionëve dhe Superkupën e Spanjës, duke shënuar 44 gola në 46 paraqitje në të gjitha garat.

Skuadra e Carlo Ancelottit ka nënshkruar me mesfushorin Aurelien Tchouameni nga Monaco dhe qendërmbrojtësin Antonio Rudiger nga Chelsea këtë verë, por ata ende nuk janë përforcuar në sulm pasi nuk kanë arritur të nënshkruajnë me Kylian Mbappe të Paris Saint-Germain.

Ata kanë humbur gjithashtu sulmuesit Luka Jovic dhe Borja Mayoral ndaj Fiorentinës dhe Getafe respektivisht, por Benzema sugjeroi se një tjetër sulmues nuk ishte i nevojshëm duke pasur parasysh opsionet e tjera në skuadër.

“Ka shumë lojtarë që mund të luajnë si numër 9 sepse një sulmues i Madridit nuk është një numër 9 tipik që… pret topa, ne duhet të lëvizim kudo”, tha Benzema.

“Siç tha edhe trajneri, ka shumë lojtarë. Më pas për sa i përket nënshkrimit të një tjetër sulmuesi, duhet ta pyesni atë”, përfundoi francezi.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore