Sport

Benzema: Kush kritikon Messi-n nuk di asgjë nga futbolli


Sulmuesi i Real Madrid-it, Karim Benzema i ka dal në mbrojtje futbollistit të Paris Saint-Germain, Lionel Messi, pas kritikave që ky i fundit ka pranuar për paraqitjet e tij në kryeqytetin e francez.

Në një intervistë ekskluzive për televizionin francez, Telefoot, Karim Benzema ka prekur shumë pika duke ngritur edhe polemika.

Karim Benzema ka folur edhe rreth Lionel Messi-t dhe formës së dobët që po kalon ai në Francë.

“Messi thjesht po kalon në një periudhë adaptimi”, ka thënë ai.

“Edhe pse ai nuk shënon gola, ju duhet të shikoni për gjëra tjera që bën në fushë, nuk mund ta kritikoni një futbollist si ai”.

Më pas, Benzema tha se “kush kritikon Messi-n, nuk di asgjë për futboll”.

Këto komente nuk janë pritur edhe shumë mirë nga tifozët madrilen, me shumicën që e kanë si lojtarin e preferuar ishin e këtij klubi, Cristiano Ronaldo-n.

Por, Benzema në këtë intervistë gjeti kohë të flasë edhe për portugezin.

“Kam mësuar shumë nga Ronaldo”, tha ai, “kështu që kur ai u largua, unë isha gati të merrja përsipër skuadrën”.

Derisa është fjala te Messi dhe Ronaldo, që kanë ndarë 12 nga 13 topat e artë të fundit, francezi ka folur edhe çfarë do të thotë ky çmim për të.

“Për mua”, nisi ai, “Topin e Artë duhet ta fitojë dikush që është më i miri i skuadrës së tij, dikush që shënon shumë dhe fiton tituj”.

“I dyti, i treti, apo i 30-ti, nuk ka fare rëndësi, çfarë është me rëndësi është vetëm nëse e fiton atë”.

Mirëpo, çmimet individuale nuk janë interesi më i madh i Karim.

“Kur kam shiritin e kapitenit, ajo vlen shumë për mua”, vazhdoi Benzema, “më motivon shumë kur jam lideri, kur mund ta shtyjë skuadrën përpara”.

Në fund ai foli edhe për emrin e super dëshiruar në mesin e tifozëve të klubit mbretëror, Kylian Mbappe.

“Bisedoj shumë me Kylian, më pëlqen shumë si njeri, është profesionist i vërtetë”.

“Kam folur me të për shumë gjëra, por jo për ndeshjen në Champions”.

“Ndeshja përballë tij do jetë speciale, atij i pëlqen të fitoj e poashtu edhe mua. Do të jetë shumë interesante”.

Benzema këtë sezon po kalon formë shumë të mirë, ku ka arritur të shënoj 25 gola dhe të dhurojë nëntë asistime deri në këtë pikë, duke qenë përsëri një ndër favoritët që të shpallet më i miri i botës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore