Boks

Benn kërkon Khan-in: Më duhet vetëm një grusht…


Conor Benn kërkon ta marrë Amir Khan-in nga pensioni dhe ta sjellë në ring sërish kundër tij, në një betejë tërësisht britanike.

Benn është i bindur se i duhet vetëm një grusht për ta rrëzuar përtokë.

24-vjeçari i pamposhtur (18 – 0 – 0), pasi shkatërroi Samuel Vargas (31 – 6 – 2) mbrëmjen e ditës së shtunë brenda minutës së parë të raundit të parë, kërkon të nënshkruajë një kontratë me ish-kampionin e kategorisë light-heavyweight, Amir Khan.

“Pa dyshim”, u shpreh Benn për Sky Sports. “Unë po bëhem edhe më i fortë me kohën, çka është e dukshme”.

Benn thellohet edhe më tej, ndërsa përshkruan mënyrën se si do ta fitojë ndeshjen me Khan-in:

“Mua më duhet vetëm një grusht. Gjatë gjithë 12 raundeve, më duhet vetëm një grusht dhe sapo të ndiej aromën e gjakut, do t’i vërsulem dhe nuk do të ketë më ku të fshihet”.

Khan nuk ngurroi të përgjigjet ndaj Benn-it, fitores së tij dhe planit paraprak për t’u ndeshur me të:

“Të lumtë Conor. Djalë i shkëlqyer dhe i uroj çdo të mirë. Në moshën e tij unë isha kampion bote. Nëse do të kishte më shumë rripa (tituj), ndoshta beteja do të kishte më shumë kuptim për të”, shkroi 34-vjeçari Khan në Twitter.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore