Përballje

Ben Askren dhe Jake Paul përleshen edhe në rrjete sociale, jo vetëm në ring


Ndeshja mes luftëtarit të UFC, Ben Askren dhe personazhit të famshëm të youtube, Jake Paul do jetë interesante dhe e papritshme.

Këta dy do të ndeshen me 17 prill të vitit 2021, një betejë mes një profesionisti dhe një personazhi të showbizzit, pa dyshim që do jetë interesante për publikun.

Ben Askren i cili kishte lënë sportin e UFC, do të kthehet të ndeshet me Paul.

Askren ka një rekord prej 19 fitoreve e 2 humbjeve, ndërsa Paul ka një rekord prej dy fitoreve dhe asnjë humbje.

Askren dhe Paul shkëmbyen fjalë në mes të rrjeteve sociale, ku Askren e ngacmonte Paulin.

Ben Askren ka postuar një video të Jake Paul duke humbur në mundje kur ai ishte në moshë me të re, dhe e kishte qeshur atë për aftësitë e tij.

“Hej Jake, a ishe serioz në ndeshjen kundër Benit ??? Ajo ishte patetike. Shpresoj që të përpiqesh më shumë për ndeshjen tonë”, ka postuar Askrem në Instagramin e tij.

Paul ja ka kthyer Askrenit duke i thënë se një nga ndeshjet e tij në UFC, kundër Jorge Masvidal ka pësuar dëmtim në tru, dhe duke i thënë se ndeshja përball basketbollistit Nate Robinson ishte ajo që duhet ta marrësh parasysh.

”Hej buba !! Shumë mire të dëgjojë nga ti!! E di që Masvidal të dha dëmtim në tru, kështu që po mendoj se ke dashur të pyesësh nëse po përpiqesha kundër Nate Robinsonit*. Por në vend të kësaj ti vendose emrin tënd, është mirë bubbaaa ne do ta mbarojmë këtë ndeshje sa më shpejt dhe pastaj të mund të pensionohesh”, i kishte thënë Jake Paul, Askrenit në bisedën e cila u publikua nga Askren.

Askren, po ashtu kishte publikuar edhe një pjesë të bisedës ku tregon se ai nuk ka zemër të luftoi kundër tij.

“Ti hoqe dorë nga dueli i parë në video, ashtu si do të dorëzohesh edhe në ndeshjen ndaj meje. Ti nuk ke zemër, siç tregoi edhe videoja kundër Ben Darmstadt. Të lutem mos e anulo ndeshjen në fund”, kishte publikuar Askren bisedën e tij me Paul në Twitter.

Askren është favorit në ndeshjen mes këtyre të dyve, por mund të ketë edhe befasi në natën e 17 prillit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore