Stil

Bella Hadid e pranon për të parën herë, se ka bërë ndërhyrje plastike në hundë


Modelja e famshme, Bella Hadid më në fund e ka pranuar publikisht se ka bërë ndërhyrje kirurgjike të natyrës plastike – kësisoj, kur ajo ishte vetëm 14-vjeçe, e kishte transformuar hundën e saj.

Por, modelja e cila më parë ndryshmet dhe transformimet në fytyrën e saj ia kishte atribuuar fazës së pubertetit, ka lënë të kuptohet se po të rikthehej pas në kohë – nuk do ta bënte një ndërhyrje të tillë.

Bella Hadid – Vogue 2022.

“Do të doja të kisha mbajtur hundën e të parëve të mi”, ka thënë Bella përgjatë intervistës për revistën, Vogue.

Hadid, tani 25 vjeçe, është akuzuar se ka marrë foto të Carla Brunit në zyrën e një kirurgu plastik, prandaj ato ngjasojnë aq shumë – të njëjtat akuza, Bella i hedh poshtë.

Bella Hadid – Vogue 2022.

“Njerëzit mendojnë se unë u përqafua plotësisht me fytyrën time për shkak të fotografive të imja si adoleshente duke u fryrë. Jam shumë e sigurt që nuk dukesh njësoj tani si në moshën 13-vjeçare, apo jo?”, tha ajo për revistën.

“Unë kurrë nuk kam përdorur filler. Le t’i japim fund kësaj. Nuk kam asnjë problem me të, por nuk është për mua”, ka shtuar Bella.

Madje, duke bërë shaka, Bella ka thënë se që kur ishin të vogla, motra e saj, modelja e njohur, Gigi – “ishte më e bukur”.

Bella Hadid – Vogue 2022.

“Unë isha motra më e shëmtuar. Unë isha brune. Nuk isha aq e lezetshme sa Gigi dhe jo aq e shoqërueshme. Kështu thoshin njerëzit për mua”, ka thënë Bella Hadid për Vogue.

Mbetet për t’u parë nëse fansat e saj e besojnë atë, pasi Hadid dhe nëna e saj, Yolanda Hadid, kishin mohuar thashethemet për operacione plastike për vite me radhë.

“Asnjë nga fëmijët e mi nuk ka bërë asnjëherë mbushës apo botox apo nuk ka vendosur ndonjë gjë të huaj në trupin e tyre”, iu përgjigj Yolanda një komentuesi në Instagram në vitin 2019.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore