Lajme

Belgjika, jo përqafime pas golit: rrezikon karton+gjobë


Pro League

Bordi drejtues i Pro League, do të dënojë me karton dhe gjobë përqafimet e lojtarëve pas golave, si në fushë ashtu dhe në stol, përfshirë dhe anëtarët e stafit. Sanksione administrative madje edhe për kompanitë.

Futbollistët duhet të jenë të parët në respektimin e ligjeve për distancimin shoqëror. Bordi drejtues i Ligës belge ka vendosur që çdo lojtar, apo anëtar i stafit, që gjatë ndeshjeve do të përqafojë shokët e skuadrës, si në fushë ashtu edhe në stol, do të dënohet me karton të verdhë dhe gjobë prej 750 €. Dhe jo vetëm kaq: gjoba deri në 10 mijë € do të paguajnë edhe klubet që shkelin rregulloren e re.

Shumat e mbledhura nga sanksionet do t’i dhurohen Télé-Accueil, një organizatë jofitimprurëse që ofron mbështetje telefonike për ata që jetojnë në vetmi dhe depresion, në këtë moment vështirësie./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore