Bota

Belgjika dërgon hetuesit në impiantin e vaksinave AstraZeneca


Rregullatorët belg kanë nisur një hetim në vendin e prodhimit të vaksinave të coronavirusit, AstraZeneca, pranë Brukselit me kërkesë të komisionit evropian.

Vizita e parë përfundoi të mërkurën në vendin në provincёn belge të Seneffe, sipas ministrisë së shëndetësisë në Belgjikë. Mostrat dhe të dhëna janё marrё nga uzina. Inspektimi i mëtejshëm i objektit pritet tё kryhet nё ditët në vijim.

Hetimi u kërkua nga dega ekzekutive e Bashkimit Evropian (BE) për shkak të dyshimeve mbi mungesat e dërgesave të vaksinave në BE.

Kompania anglo-suedeze ka thënë se do t’u japë shteteve anëtare të BE vetëm 25% të dozave. Kjo për shkak të një problemi nё filialin belg në pronësi të kompanisë franceze të shkencave të jetës Novasep. Vaksina pritet të autorizohet nga Agjensia Evropiane e Barnave të premten.

Komisioni ka vënë në dyshim shpjegimin e kompanisë për mungesën e pritshme të dërgesave në BE. Ajo dëshiron të dijë nëse dozat e prodhuara në territorin e BE janë devijuar në Mretёrinё e Bashkuar.

Sfondi i hetimit është këmbëngulja e AstraZeneca-s se ajo nuk do të kompensojë mungesën e dërgesave në BE.

Shefi ekzekutiv i AstraZeneca, Pascal Soriot, kishte thënë se ai ishte i detyruar me kontratë për të përmbushur urdhrin e qeverisë së MB për 100 milion doza së pari nga vendet e prodhimit me bazë në Britani.

Kompania, në përgjigje, këmbënguli se nuk kishte ofruar ndonjë siguri se do të ishte në gjendje të jepte 100 milionë doza në tremujorin e parë të këtij viti. Kompania ka thënë se ka rënë dakord të bëjë “përpjekjet më të mira” duke pasur parasysh çoroditjet e prodhimit të vaksinës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore