Lajme

Belfast, Policia hedh ujë për të shpërndarë protestuesit


Nëntëmbëdhjetë oficerë u plagosën më 8 prill gjatë  mbrëmjes, duke e çuar numrin e personave të  plagosur në 74 në Irlandën e Veriut.

Për herë të parë pas gjashtë vitesh policia hodhi ujë për të shpërndarë protestuesit. Kjo masë u morr pas sulmeve të përsëritura në Belfast.

Turmat protestuan në të dy anët që të dy zonat në Belfast.

molotov, fishekzjarrë dhe gurë u përdorën sërish për të sulmuar policinë. Që nga 29 marsi policia po përballet me protesta.

Shumica e lëndimeve të oficerëve ndodhën për shkak të fishekzjarrëve që ndodheshin pranë tyre.

Në një tweet që postoi mbrëmjen e tetë prillit, ministrja e Drejtësisë Naomi Long deklaroi ndër të tjera së  “vazhdimi i dhunës  “ishte krejtësisht i pamatur “.

Dhuna vjen pas shqetësimeve që duket se janë gjithnjë e më shumë në rritje në  komunitetin pro-britanik, pas pengesave të reja tregtare midis Irlandës së Veriut dhe pjesës tjetër të Mbretërisë së Bashkuar (MB). Shqetësimet u rritën pas daljes së MB-së nga Bashkimi Evropian (BE).

Këto incidente ngrenë spektrin e “problemeve”, si edhe të përplasjeve të përgjakshme midis republikanëve dhe unionistëve në tre dekada.

 

 

 

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore