Jetesë & Stil

Bëhen prindër Aaron Carter dhe e fejuara e tij Melanie Martin


Melanie Martin dhe Aaron Carter

Rep artisti amerikan, Aaron Carter dhe e fejuara e tij, modelja bullgareze, Melanie Martin tashmë janë bërë prindër, pasi që në jetë kanë mirëpritur një bebush.

Ishte vetë Carter, i cili përmes një postimi në llogarinë e tij të Instagram-it, ka njoftuar ardhjen në jetë të një djali, të cilin dyshja e pagëzuan me emrin – Prince Lyric Carter.

Fotografi e publikuar nga Aaron Carter në Instagram.

“Seksioni C i urgjencës pas 13 orësh lindje, por e fejuara ime është në shëndet të mirë, faleminderit zot dhe stafit jashtëzakonisht të ëmbël këtu”, shkroi Carter në Instagram.

Sipas TMZ, ardhja në jetë e bebushit  ishte goxha e ndërlikuar, për shkak të “anemisë dhe kolitit ulceroz të Martinit, teksa mediat raportuan se çiftit iu bashkua familja e Martinit për të festuar për lindjen e nipit, por jo edhe ajo e Carter.

Ndërkaq, fëmija i Carter dhe Martin vjen 17 muaj pas njoftimit të abortit të tyre.

Melanie Martin dhe Aaron Carter.

“Ajo pësoi një abort për shkak të kushteve të stresit”, zbuloi Carter gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë në YouTube.

“Ne do t’i japim pak kohë, do ta lëmë të shërohet dhe më pas do të provojmë përsëri. Ne të dy e duam atë”, pati shtuar ai.

Çifti filloi të takohej në janar të vitit 2020 dhe u nda në mars për shkak të një sherri në shtëpinë e Carter, pas së cilës Martin u arrestua për dhunë në familje.

Modelja dyshohet se i ka treguar Carterit se ishte shtatzënë, pak para arrestimit.

Pas ndarjes dhe arrestimit, Martin bëri debutimin e saj në një faqe pornografike të quajtur “CamSoda” ku thuhet se “performoi” në versionin Live dhe gjithashtu publikoi një kasetë seksi, që i solli asaj të ardhura të konsiderueshme.

Ndarja mes dyshes ishte e shkurtër pasi ata u pajtuan në qershor duke u fejuar me njëri-tjetrin.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore