Begaj takon presidentin zviceran, e quan komunitetin shqiptar atje një urë lidhëse mes vendeve

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka zhvilluar në New York një takim me homologun e tij zviceran, Alain Berset, ku kanë diskutuar për raportet mes vendeve, si edhe lidhjen e madhe që krijojnë shqiptarët, të cilët kanë vendosur të jetojnë në Zvicër.
Në takim u vlerësua niveli shumë i mirë i bashkëpunimit dhe i marrëdhënieve midis dy vendeve dhe u shpreh vendosmëria për forcimin e mëtejshëm të tyre, si dhe thellimin e bashkëpunimit në kuadër të organizatave ndërkombëtare.
“Komuniteti shqiptar në Zvicër është një urë lidhëse e fortë mes dy shteteve tona”, nënvizoi kreu i shtetit gjatë takimit.
Po ashtu, ai e falënderoi homologun zviceran për ndihmën e vazhdueshme dhe mbështetjen thelbësore të Zvicrës në zhvillimin e sektorëve të ndryshëm të ekonomisë në vendin tonë, në sektorin e energjisë, turizmit, shëndetësisë, në të cilën Zvicra renditet si donatori kryesor, duke ndihmuar në përmirësimin e sistemit shëndetësor dhe në hartimin e strategjisë kombëtarë për kujdesin parësor shëndetësor.
Një falënderim ka shkuar edhe për faktin se Shqipëria dhe Zvicra kanë nënshkruar një marrëveshje për sigurimet shoqërore mes vendeve, e cila do të bëjë të mundur njohjen e kontributeve në mënyrë reciproke, për qytetarët respektivë.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Balla: Përulje dhe nderim për efektivin e Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku
-
Ministeriali është një mundësi për të diskutuar mbi zhvillimin ekonomik, thotë Mete
-
Zgjedhjet në Kukës/ Celibashi falënderon të gjithë votuesit për vlerat e treguara
-
Mbeten të bllokuar një grup turistësh të huaj në Kanionin e Langaricës
Lajmet kryesore
-
Franca dënon sulmin ndaj Policisë në Veri: Autorët të dalin para drejtësisë
-
Zgjedhjet në Kukës/ Celibashi falënderon të gjithë votuesit për vlerat e treguara
-
Shefi i tregtisë së Brukselit thotë se lidhjet Kinë-BE janë “në udhëkryq”
-
Osmani, Sarrazinit: Për veprimet terroriste në Veri duhet sanksionuar Serbia