Shqipëria

Begaj përshëndet Kuvendin Shqipëri-Kosovë: Jemi dy shtete, por një komb


Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj ka përshëndetur punimet e Kuvendit historik të përbashkët Shqipëri-Kosovë.

“Përshëndes nga zemra seancën e përbashkët të Kuvendeve të Shqipërisë dhe Kosovës, zhvilluar sot në vigjilje të Ditës së Flamurit dhe 110-vjetorit të Ditës së Pavarësisë”, shkruan fillimisht kreu i shtetit.

Sipas tij, fryma dhe mesazhet vëllazërore të përcjella në këtë Kuvend të përbashkët duhet të shtrihen në të gjitha fushat e bashkëpunimit ndërshtetëror.

“Vërtet jemi dy shtete”, thekson Begaj, “por mbi të gjitha jemi një Komb, një Komb i cili sot kremton i lirë Ditën e Flamurit dhe është Sovran dhe Zot i fateve të veta”.

‘Kuvendi i shqiptarisë’, për dy vende që mund të bëhen një

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore