Shqipëria

Begaj niset drejt Vatikanit për vizitë zyrtare


Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj është nisur për një vizitë në Selinë e Shenjtë në Vatikan.

Lajmi u bë i ditur nga Presidenca shqiptare, duke cituar njoftimin për shtyp.

Kreu i shtetit do të shoqërohet nga Zonja e Parë, Armanda Begaj.

Çifti presidencial do të priten në një audiencë të veçantë nga Ati i Shenjtë, Papa Françesku, zbulon njoftimi.

Në kuadër të vizitës në Selinë e Shenjtë, është parashikuar gjithashtu që presidenti shqiptar, të zhvillojë dhe një takim me Sekretarin e Shtetit të Vatikanit, Kardinalin Pietro Parolin.

Më herët, Ati i Shenjtë u vizitua edhe nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.

Kujtojmë që Begaj mirëpriti në Presidencë të enjten e 1 dhjetorit, homologun e tij gjerman Frank-Walter Steinmeier.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore