Sport

Befason Southampton, nënshkruan kontratë të çuditshme me ish-portierin e Chelsea-t


Skuadra angleze, Southampton ka befasuar të gjithë, teksa ka bërë një transferim që deri më tani nuk dihet të ketë ndodhur në botën e futbollit.

Bëhet fjalë për ish-portierin e skuadrave si Chelsea e Manchester City, Willy Caballeron, i cili është transferuar te skuadra e Southampto-n, por nuk do të qëndrojë më gjatë se një muaj.

Pra, Saints i kanë ofruar portierit argjentinas një kontratë afatshkurtër për vetëm një muaj, e cila do të skadojë më 5 janar.

Kjo urgjencë nga ana e klubit të southampton-it erdhi pasi që në këtë fazë të sezonit i janë dëmtuar të dy portierët kryesorë, si Fraser Foster ashtu edhe Alex McCarthy dhe trajneri Hassenuttl ishte në hall të madh.

Caballero do të jetë në dispozicion të trajnerit Ralph Hasenhuttl për ndeshjen ndaj Arsenal-it, Crystal Palace-s, Brenford-it, West Ham-it, Tottenham-it dhe Newcastle-s e cila luhet më 2 janar.

Kujtojmë që 40 vjeçari ishte pjesë e skuadrës së Manchester City-t për tre sezone, ndërsa te Chelsea qëndroi katër vite.

Që nga largimi nga Chelsea në verën e kaluar, Caballero ishte duke stërvitur me skuadrën e kategorisë së tretë të futbollit anglez, Ëimbledon për ta mbajtur formën.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore