Gatimi

Beefeater prezanton dizajnin e ri të shisheve


Kompania e pijeve ‘Beefeater’ prezanton dizajnin e ri të shisheve. Risia jo vetëm që ka një formë tjetër por përdoren dhe materiale të riciklueshme për të zvogëluar përdorimin e plastikës.

Forma e re e shishes është modeluar në formën e Londrës dhe thuhet se lehtëson më mirë derdhjen për banakierët. Ndërsa dizajni i ndryshuar synon të modernizojë shishen aktuale.

Gjithashtu janë përdorur shishe 100% të riciklueshme dhe kapaku plastik ekzistues është zëvendësuar me një version alumini të stampuar.

Këto ndryshime kanë lejuar që marka të krijojë një kursim vjetor prej 410 tonë plastike, ose 17 milionë shishe plastike uji standarde.

“Dizajni i ri është përshtatur mirë me banakët dhe konsumatorët. Ne jemi krenar që kemi dizajnuar këtë përsëritje të re të shishes së Beefeater”, tha Murielle Dessenis, drejtoreshë e markës globale, Beefeater.

Beefeater është një nga 15 markat më të mira me rritje më të shpejtë në treg. Kjo po nxitet nga ‘London Dry’ dhe varietetet e aromave të markës duke përfshirë ‘Luleshtrydhen Pink’ dhe ‘Portokallin e Gjakut’./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore