Sport

Beckham-i përforcon zërat për nënshkrimin e dyshes Messi – Ronaldo


Pronari i Inter Miami-t, David Beckham-i, tregohet i vendosur për të transferuar te klubi i tij, Lionel Messi-n dhe Cristiano Ronaldo-n.

Beckham-i ka folur për ESPN dhe ka prekur përsëri çështjen e tranferimit të dy super yjeve të futbollit, Messi dhe Ronaldo.

“Kur e njoftuam në Miami, gjithmonë do të flitej për lojtarët që do të sillnim, nëse ishin Ronaldo, Messi, Neymar-i”, tha Beckham-i.

“Gjithmonë do të kishte diskutime. Në fak nuk mendoj se është e vështirë për lojtarët të vendosin, të them të drejten, sepse është një vend i shkëlqyer”.

“Padyshim, është një qytet i shkëlqyer, ndihem sikur kemi një tifozeri të shkëlqyer”.

“Miami është një qytet që e ka atë tërheqje për lojtarët që kanë luajtur në Europë që janë yje të mëdhenj”.

Nëse ndonjë super yll do të bashkohej me Inter Miami-n, do të luante së bashku me Gonzalo Higuain-in, Blaise Matuidi-n dhe Ryan Shawcross-in nën urdhërat e ish-shokut të skuadrës së Beckham-it, Phil Neville-t.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore