Lajme

“BE të përshpejtojë integrimin e Ballkanit Perëndimor- Kosovës t’i liberalizohen vizat”


Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka porositur Bashkimin Evropian të përshpejtojë integrimin e Ballkanit Perëndimor, sepse ka një humbje shprese dhe zhgënjim në rajon, shkruan mediumi serb Danas.

Eurodeputeti grek Jorgos Papandreu ka prezantuar në rezolutën e miratuar nga Komiteti i Çështjeve Politike dhe Demokracisë të këtij organi të KE-së, kërkohet që

“BE të përshpejtojë procesin e integrimit të Ballkanit Perëndimor duke vazhduar negociatat me Serbinë, Malin e Zi dhe të vazhdojë bisedimet e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriore, t’i jepet statusi i kandidatit Bosnjë-Hercegovinës, dhe të vendos regjimin e lëvizjes pa viza për qytetarët e Kosovës”, tha Papandreu.

Gjithashtu ato që janë të nënvizuara, duhet shtuar mbështetja për ngritjen e institucioneve demokratike, forcimin e shtetit ligjor, luftimin e korrupsionit, zhvillimin e një kulture më të fortë demokratike me pjesëmarrjen e të gjithë akterëve, administratën publike në përputhje me normat evropiane.

Po ashtu, u potencua rëndësia e inkurajimit të pjesëmarrjes aktive të grave në jetën politike dhe vendimmarrjen politike, mbrojtjen e pakicave kombëtare dhe parandalimin e radikalizimit dhe ekstremizmit të dhunshëm.

Në mbledhjen e deputetëve të këtij Komiteti të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës iu drejtua edhe Komisioneri Evropian për Zgjerimin, Oliver Varhelyi, por diskutimi i hapur dhe i drejtpërdrejtë u zhvillua prapa dyerve të mbyllura.

Por, zyrtarë të afërt të Varhelyi në Bruksel, i kanë thënë agjencisë Beta, se nuk është bërë publike asgjë për përmbajtjen.

Rezoluta e Komitetit të Asamblesë Parlamentare të KE-së thekson se “mbështetja për reformat demokratike, pajtimi dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë në Ballkanin Perëndimor janë thelbësore për paqen, sigurinë dhe stabilitetin demokratik në të gjithë Evropën”.

Rezoluta u bën thirrje organeve të KE të kontribuojnë në një proces të tillë reformash dhe thekson se të ofrohen metoda të prekshme për të mbështetur “perspektivën e qartë evropiane të Ballkanit Perëndimor”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore