Lajme

BE shpërndan 90 milionë euro në ndihmë të Shqipërisë


Komisioni Evropian, në emër të BE-së, ka shpërndarë sot 90 milionë euro për Shqipërinë, në kuadër të programit të tij të ndihmës makro-financiare (MPJ) lidhur me COVID-19.

Shqipëria është vendi i tetë që merr një disbursim nga paketa emergjente e MPJ-së prej 3 miliardë eurosh për dhjetë partnerë të zgjerimit dhe fqinjësisë.

Kjo e fundit synon t’i ndihmojë ata në kufizimin e pasojave ekonomike të pandemisë së koronavirusit.

Ky disbursim do të kontribuojë në zbutjen e pasojave të rënda sociale-ekonomike të pandemisë së koronavirusit në Shqipëri.

Virusi nuk njeh kufij: BE-ja qëndron në krah të Shqipërisë dhe qytetarëve të saj në këto kohë të vështira.

Sa u përket të gjitha programeve të mbështetjes së MPJ, transaksioni i sotëm pason miratimin e një Memorandumi Mirëkuptimi me Shqipërinë.

Ky përcakton kushtet e politikës që duhet të përmbushen për disbursimin e këstit të dytë prej 90 milionë eurosh.

Këto kushte të politikave lidhen veçanërisht me përmirësimin e qeverisjes ose rritjen e mbrojtjes sociale.

Ky program është një demonstrim i fortë dhe konkret i solidaritetit të BE-së ndaj Shqipërisë dhe qytetarëve shqiptarë në një kohë krize të jashtëzakonshme.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore