Bota

BE: Rrit buxhetin e ndihmës humanitare për vitin 2021


Komisioni Evropian (KE) ka miratuar, të mërkurën, buxhetin vjetor prej 1.4 miliardë euro për ndihmat humanitare, në 2021-shin. Kjo përfaqëson një rritje prej më shumë se 60%, në krahasim me buxhetin e miratuar vitin e kaluar. Shumë prej 900 milionë euro.

Ndihma humanitare për vitin 2021, nga Bashkimi Evropian (BE), do të ketë një ndarje si më poshtë.

505 milionë euro, do të ndahen për nevoja ushqimore, tek shtetet, që janë prekur nga kriza, si Afrika, Nigeri, Niger, Kamerun, Çad dhe Sahel. Gjithashtu dhe për vendet që janë në luftë, si Sudani i Jugut, Republika e Afrikës Qendrore, Somali dhe Etiopi.

385 milionë euro, të fondeve humanitare të BE-së, do të ndahen për nevoja në Lindjen e Mesme dhe për Turqinë. Për të ndihmuar ata që preken nga kriza rajonale e Sirisë. Si, dhe për situatën e rëndë që gjendet Jemeni.

180 milionë euro, do të shpërndahen për migrantët në Azi dhe në Amerikën Latine. Në Amerikën Latine përfshihen, ata që preken nga kriza e migrantëve në Venezuelë dhe Kolumbi.

BE-ja, gjithashtu do të vazhdojë të ofrojë ndihma në vendet aziatike si Afganistani. Ku konflikti, është cilësuar si një nga konfliktet më vdekjeprurëse në të gjithë botën. Bangladeshi, i cili, aktualisht po pret gati një milionë refugjatë nga Rohingya-ja nga Mianmar-ja.

BE-ja, do të ndajë gjithashtu 28 milionë euro, për të financuar projekte në Ukrainë, Ballkanin Perëndimor dhe Kaukazin.

Pjesa tjetër e fondeve 302 milionë euro, do të shpërndahet për shërbimet ajrore të BE-së. Dhe për kriza të paparashikuara humanitare.

Meqenëse, pandemia e coronavirusit dhe efektet e ndryshimit klimatik, po rrisin hendekun e një krize humanitare, fondet e BE-së, ndihmojnë shtetet që janë të prirura, për t’u prekur nga fatkeqësitë natyrore. Të tilla si, përmbytjet, zjarret në pyje, tërmetet dhe ciklonet.

Komisioneri për Menaxhimin e Krizave të KE-së, Janez Lenarčič, deklaroi, se duhet një buxhet, i ciili përputhet me nevojat humanitare. Buxheti i rritur, do të lejojë BE-në, që të vazhdojë të luajë një rol kryesor global, në përgjigjen ndaj krizave në zhvillim dhe ekzistuese.

“Në fund të fundit, ndihma humanitare ka të bëjë me shpëtimin e jetës”.

Megjithatë, sipas Lenarčič, hendeku midis burimeve financiare të siguruara nga donatorët dhe nevojave humanitare, po rritet dita ditës. Ai ka bërë thirrje, se BE-ja, ka nevojë për më shumë partnerë ndërkombëtarë, për të mbushur hendekun e rritur.

BE-ja, ka alokuar buxhetin për ndihma humanitare, që prej vitit 1992, në mbi 110 vende. Duke ndihmuar miliona njerëz, në të gjithë globin çdo vit.  BE-ja, ka nënshkruar një marrëveshje partneriteti, me organizata joqeveritare dhe me Kryqin e Kuq. kjo ka të bëjë me shpërndarjen e ndihmave njerëzore.

Në mënyrë që të adresojë këto sfida komplekse, KE-ja publikon, çdo tre mujor të parë të vitit, një raport, mbi shpërndarjen e ndihmave humanitare të BE-së.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore