Financa

BE pritet të votojë mbi projektin “Nord Stream 2”


Bashkimit Evropian (BE) pritet të mbështesë rezolutën për të ndaluar përfundimin e projektit “Nord Stream 2”, në përgjigje të arrestimit të Alexei Navalny-t.

Navalny, kritiku më i njohur i presidentit rus, Vladimir Putin, u arrestua dhe më vonë u burgos për pretendimet mbi shkelje të lirimit me kusht. Ai u rikthye në Rusi për herë të parë që kur u helmua nga një agjent nervor i shkallës ushtarake.

Kancelaria gjermane, Angela Merkel, e cila ka vazhduar të mbështesë projektin e Nord Stream 2, tha të enjten se pikëpamja e saj për projektin nuk kishte ndryshuar pavarësisht çështjes Navalny.

Parlamenti Evropian do të votojë për rezolutën, duke i bërë thirrje BE-së të rishikojë marrëdhëniet me Rusinë.

Nord Stream 2 është krijuar për të dyfishuar kapacitetin e gazsjellësit ekzistues Nord Stream, nga Rusia në Gjermani, në 110 miliardë metër kub në vit.

E udhëhequr nga kompania Gazprom me partnerët perëndimorë, tubacioni është më shumë se 90% i kompletuar dhe është planifikuar të operojë nga fillimi i 2021-shit.

Projekti, Nord Stream 2, ka krijuar përçarje mes disa shteteve anëtare të BE-së.

Një pjesë e tyre shprehen se realizimi i këtij projekti do ta  dëmtojë më tepër Ukrainën. Kjo për faktin se tubacionet e Nord Stream 2-shit nuk kalojnë më në Ukrainë, vend i cili merr taksa të larta për përcjelljen e gazit.

Dhe një pjesë tjetër argumentojnë se ky projekt do të rrisë sigurinë e furnizimit duke lidhur Evropën Perëndimore me rezervat më të mëdha të gazit në botë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore