Teknologji

BE portofol digjital pёr jetёn pas Covid-19


Bashkimi Evropian (BE) do tё zbulojё disa plane të hollësishme për një portofol digjital në të gjithë bllokun të mërkurën. Kjo pas kërkesave nga vendet anëtare për të gjetur një mënyrë të sigurt për qytetarët për të hyrë në shërbimet publike dhe private.

Aplikacioni do t’u lejojë qytetarëve anembanë bllokut të kenë qasje të sigurt në një sërë shërbimesh private dhe publike me një ID të vetme në internet.

Portofoli digjital do të lejonte qytetarët nga të 27 vendet të hyjnë në faqet e internetit të qeverisë lokale ose të paguajnë faturat e shërbimeve duke përdorur një identitet të vetëm të njohur, transmeton Financial Times.

Aplikacioni në të gjithë BE-në, nё tё cilin mund tё arrihet përmes gjurmëve të gishtave ose skanimit të retinës midis metodave të tjera, do të shërbejë gjithashtu si një kasafortë ku përdoruesit mund të ruajnë dokumente zyrtare të tilla si patenta e shoferit.

Përdorimi i portofolit nuk ishte i detyrueshëm, thanë ata që ishin të përfshirë, por qytetarët që vendosën të regjistroheshin do të përfitonin nga një ekosistem dixhital ekstra i sigurt dhe një fleksibilitet më i madh ideal për jetën pas-pandemike.

Në mënyrë që të mbrojnë qytetarët, zyrtarët e BE do të detyrojnë një ndarje strukturore duke parandaluar kompanitë të cilat përdorin të dhënat e përdoruesve për t’i përdorur ato për ndonjë aktivitet tjetër tregtar, siç është tregtimi i produkteve të reja.

Brukseli është i angazhuar në diskutime me vendet anëtare për të siguruar udhëzime mbi standardet teknike për përhapjen e portofolit dixhital, i cili pritet të jetë plotësisht funksional në rreth një vit.

Propozimet e reja janë pjesë e një rishikimi të identifikimit ekzistues elektronik në të gjithë BE-në dhe pason një konsultë mbi “drejtuesit dhe pengesat” për vendosjen e tij.

Zyrtarët e BE-sё shpresojnë që të rritet shkrim-leximi digjital dhe një përdorim i shtuar i mjeteve digjitale gjatë pandemisë do të ndihmojë në rritjen e sistemit të ri.

Rregullatorët gjithashtu do të theksojnë lehtësinë e hyrjes në shërbimet publike dhe private nëse njerëzit zgjedhin të regjistrohen.

“Portofoli digjital do të jetë i thjeshtë, i sigurt dhe do të mbrojë njerëzit në internet”, transmeton Financial Times.

Njerëzit gjithashtu do të kenë fuqinë të vendosin se sa informacion japin, ndërsa Google dhe të tjerët nuk ta lejojnë këtë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore