Shqipëria

BE: Policia shqiptare, një aleat në luftën kundër gjuhën së urrejtjes


Policia e Shtetit shqiptar është në vijë të parë për të parandaluar dhe luftuar krimet apo gjuhën e urrejtjes kundrejt komunitetit LGBTI.

Në këtë përfundim ka dalë zyra e Këshillit të Evropës në Tiranë, pas një takimi me zyrtarë të Policisë së Shtetit dhe pas bashkëpunimeve të ndryshme mes dy enteve në këtë fushë.

Një vendimtar sipas KE-së, ka qenë edhe ai i mbështetjes së viktimave apo hetimi dhe regjistrimi i akteve të tilla.

Një sërë takimesh janë mbajtur nga zyra e KE-së, pikërisht mbi këtë çështje. Ato janë shtrirë në qytetet e mëdha kryesore shqiptare, si Tirana, Durrësi, Elbasani, Korça, Fieri, Vlora apo Gjirokastra.

Drejtues të lartë të Policisë dhe të strukturave të tjera kanë qenë të angazhuar me luftën ndaj gjuhës së urrejtjes.

Një sërë trajnimesh janë zhvilluar po ashtu, për të ndarë eksperiencat e ndryshme mes vendeve.

Po ashtu, janë krijuar edhe dy pika kontakti me dy drejtori policie, ku personat e cenuar mund të kontaktojnë, duke lehtësuar kështu procesin. Një arsye tjetër e iniciativës, është edhe raportimi sa më i shpejtë i rasteve të dhunës në familje.

Këto të fundit, janë bërë të shpeshta në Shqipëri dhe janë shpërfaqur edhe në media.

Ndërsa, synimi, mbetet i qartë në optikën e të gjitha institucioneve: Arritja e standardeve të Bashkimit Evropian në luftën kundër krimeve të urrejtjes.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore