Bota

BE nuk do të vendosë sanksione ndaj Rusisë, nëse lirohet Navalny


Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian (BE) janë shprehur se BE-ja nuk do të vendosë sanksione të reja ndaj individëve rusë nëse Kremlini liron Alexei Navalny-n.

Vendet baltike, Italia, Rusia kanë bërë thirrje për vendosjen e sanksioneve ndaj zyrtarëve rusë në përgjigje të ndalimit të Navalny-t, pas kthimit në Rusi nga Gjermania me 17 janar.

Gjermania ka kërkuar t’i jepet më shumë kohë Kremlinit.

Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas, pas takimit me homologët e tij, tha se “është rënë dakord të pritet vendimi i gjykatës, për të parë nëse do të lirohet pas 30 ditësh”.

Ndërsa administrata e presidentit amerikan, Joe Biden, i ka bërë thirrje presidentit rus, Vladimir Putin, që të lirojë Navalny-n.

Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell tha se do të shkojë në Moskë javën e ardshme që t’i kërkojë Kremlinit të lirojë demonstruesit dhe Navalny-n.

“ Krerët e BE-së mund të diskutojnë edhe për hapa të tjerë të mundshëm në një takim të nivelit të lartë të planifikuar për më 25-26 mars”.

Vendet balltike Letonia dhe Estonia mbështesin më shumë sanksione të BE-së ndaj individëve rusë.

Gjermania dhe Franca, fuqitë kryesore të BE-së, do të jenë thelbësore për të vendosur nëse blloku do të vazhdojë me masat ndëshkuese ndaj Rusisë.

Kritiku i Kremlinit, Alexei Navalny, është arrestuar menjëherë pas mbërritjes në Moskë. /AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore