Lajme

BE ngre shqetësim për shëndetin e Navalny-t


Përfaqësuesi i lartë i politikave të jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka lëshuar një deklaratë për shtyp në emër të Unionit, ku shprehet shqetësimi i madh mbi gjendjen shëndetësore të kreu të opozitës ruse, Alexei Navalny.

Sipas mjekëve të këtij të fundit, ai mund të vdesë nga çasti në çast.

“BE-ja është shumë e shqetësuar dhe i bën thirrje autoriteteve ruse që t’i garantojnë Navalny-t qasje të menjëhershme tek mjekët e tij të besuar”, shkruhet në deklaratë.

Të njëjtin shqetësim e ka shprehur edhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Nëpërmjet një postimi në Twitter, ajo ka vijuar thirrjen e Borrell-it.

“Jam shumë e shqetësuar mbi shëndetin e Alexei Navalny-t. Atij duhet t’i jepet qasje tek një mjek dhe të marrë trajtimin e duhur. BE-ja vazhdon të kërkojë me ngulm lirimin e tij të menjëhershëm”.

Alexei Navalny është arrestuar më 17 janar 2021, pasi u kthye nga Gjermani në Moskë.

Aty, ai kaloi pesë muaj të vështirë rikuperimi, pas helmimit që iu bë me një agjent të fuqishëm kimik, të quajtur Novichok.

Navalny ka qenë zëri kryesor i presidentit rus Vladimir Putin, që prej vitit 2013. Disa herë ai ka ngritur protesta të mëdha në gjithë vendin siberian, ku nuk kanë munguar as përleshjet.

Ndërkombëtarët e kanë dënuar ashpër arrestimin e Navalny-t dhe kanë kërkuar lirimin e tij të menjëhershëm.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore