Bota

BE mbështet reformat, i premton vaksina Ukrainës


Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, premtoi të martën, që do i japë më shumë mbështetje shtetit të Ukrainës.

Drejtuar qeverisë ukrainase, ai bëri thirrje për më shumë përpjekje në luftën kundër korrupsionit dhe në përfundimin e reformave gjyqësore.

Presidenti Michel zhvilloi një takim zyrtar me Presidentin ukrainas, Volodymyr Zelenskiy.

Ai njoftoi gjithashtu se BE-ja po fillonte një projekt të ndihmës ekonomike, në Donbas.

BE po i siguron Ukrainës ndihmë të konsiderueshme financiare pas protestave pro-evropiane në 2014-ën.

Pikërisht atëhere kur Presidenti ukrainas, Viktor Janukoviç, u largua për në Rusi dhe kur forcat pro-evropiane erdhën në pushtet në Kyiv.

Kyiv iu drejtua BE-së për ta ndihmuar në luftën kundër coronavirus-it. Michel premtoi të shpejtonte procesin e shpërndarjes së vaksinave nga BE në Ukrainë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore